Zoho Partner për CRM dhe Automatizim Biznesi
Ndërtoni një sistem që lidh shitjet, klientët, ekipin dhe proceset tuaja në një platformë të vetme.
Nga procese të shpërndara në një sistem të vetëm
Pa Zoho One
-
Të dhëna të shpërndara në disa platforma
-
Shumë procese dhe detyra manuale
-
Informacion i dublikuar ose i humbur
-
Raportim i fragmentuar
-
Vështirësi në koordinimin mes ekipeve
Me Zoho One
Një ekosistem që punon si një i tërë.
-
Të dhëna të centralizuara
-
Procese të automatizuara
-
Bashkëpunim më i mirë mes ekipeve
-
Raportim dhe analiza në kohë reale
-
Një sistem që rritet bashkë me biznesin
Një ekip që kupton biznesin dhe teknologjinë
Ne kombinojmë ekspertizën në Zoho me njohjen e proceseve të biznesit për të krijuar sisteme që nuk janë vetëm teknikisht funksionale, por edhe praktike për ekipet që i përdorin çdo ditë.
Çfarë thonë klientët për bashkëpunimin me ne
- “Digitalb Solutions na ndihmoi të strukturojmë procesin e shitjeve dhe të kemi një pamje shumë më të qartë të çdo klienti dhe mundësie.” Ardit M. 5.0
- “Implementimi u përshtat me mënyrën tonë të punës dhe jo e kundërta. Kjo bëri diferencën më të madhe për ekipin.” Elira K. 5.0
- “Automatizimet kanë reduktuar ndjeshëm punën manuale dhe na kanë ndihmuar të standardizojmë proceset e përditshme.” Gent R. 5.0
- “Komunikim shumë i mirë dhe një qasje profesionale nga analiza e parë deri te implementimi.” Erisa M. 5.0
- “Tani kemi të gjithë informacionin për klientët dhe shitjet të centralizuar në një sistem të vetëm.” Besnik H. 5.0
- “Na ndihmuan të kuptonim jo vetëm Zoho-n, por edhe si mund të përmirësonim proceset tona të brendshme.” Alban D. 5.0
- “Integrimet mes sistemeve tona funksionojnë shumë më mirë dhe ekipi kursen kohë çdo ditë.” Jonida P. 5.0
- “Një partner teknik që kupton shpejt kërkesat dhe propozon zgjidhje praktike.” Ermal B. 5.0
- “Zoho CRM është përshtatur plotësisht me pipeline-in dhe procesin tonë të shitjeve.” Klea S. 5.0
- “Support-i pas implementimit ka qenë po aq i vlefshëm sa vetë ndërtimi i sistemit.” Dritan L. 5.0
- “Kemi më shumë kontroll mbi të dhënat dhe raportet që na duhen për vendimmarrje.” Florian G. 5.0
- “Ekipi i Digitalb Solutions arriti të kthejë kërkesat tona në një sistem të thjeshtë për t'u përdorur nga i gjithë ekipi.” Sara N. 5.0
- “Implementimi i Zoho One na ndihmoi të lidhim procese që më parë funksiononin të ndara.” Altin P. 5.0
- “Bashkëpunimi ka qenë i qartë, fleksibël dhe i fokusuar te rezultati që i duhej biznesit tonë.” Marin K. 5.0
- “Tani kemi të gjithë informacionin për klientët dhe shitjet të centralizuar në një sistem të vetëm.” Besnik H. 5.0
Identifikojmë potencialin e automatizimit në biznesin tuaj
Me ekspertizë të thellë në Zoho, ne fillojmë nga proceset dhe panorama e plotë e biznesit tuaj.
Së pari kuptojmë mënyrën si punojnë ekipet, si lëvizin të dhënat dhe ku humbet kohë. Më pas projektojmë dhe implementojmë sistemin Zoho që i përshtatet objektivave tuaja.
Nuk ndërtojmë thjesht një mjet. Ndërtojmë një sistem.
- I personalizuar
- I qartë
- I automatizuar
- Praktik
- Profesional
Zoho CRM & Shitje
Ndërtojmë një Zoho CRM që ekipi juaj e përdor realisht. Nga lead-i deri te marrëveshja, çdo hap bëhet i qartë, i matshëm dhe i organizuar sipas procesit tuaj të shitjeve.
procese të automatizuara.. Thjeshtoni punën e përditshme dhe kurseni kohë me workflows të ndërtuara sipas nevojave tuaja.
Automatizim i Proceseve
Çdo detyrë manuale dhe çdo follow-up i harruar kushton kohë. Me Zoho Flow, Deluge dhe automatizime inteligjente, e kthejmë rutinën në procese që zhvillohen në sfond.
- Website
- Financë
Integrime Sistemesh
E-commerce, financë, telefoni, WhatsApp dhe platforma të tjera. I lidhim mjetet tuaja me Zoho përmes API, webhooks dhe Zoho Flow, që të dhënat të jenë në një vend dhe proceset të ecin pa ndërprerje.
- KPI të shitjeve
- Raporte
- Dashboards
- Vendimmarrje
- Analizë në kohë reale
- Performancë biznesi
Të Dhëna & Analitikë
Mos vendosni bazuar në hamendësime. Me Zoho Analytics ndërtojmë dashboards dhe raporte në kohë reale që ju japin një pamje të qartë mbi shitjet, performancën dhe vendimmarrjen.
Të gjitha aplikacionet që i duhen biznesit, të lidhura në një ekosistem
Të gjitha ekipet. Një sistem me Zoho One.
Strukturoni dhe automatizoni procesin e shitjeve
Menaxhoni lead-et, klientët dhe marrëveshjet në një proces të qartë dhe të përsëritshëm. Zoho ju ndihmon të ndiqni çdo mundësi nga kontakti i parë deri te mbyllja e shitjes.
Ktheni interesin në mundësi të reja
Menaxhoni fushatat, formularët, komunikimin me lead-et dhe kanalet sociale nga një ekosistem i lidhur me CRM-in tuaj. Automatizoni komunikimin dhe sigurohuni që çdo lead të marrë mesazhin e duhur në momentin e duhur.
Ofroni një eksperiencë më të mirë për klientët
Centralizoni kërkesat e klientëve, organizoni ticket-et dhe ndihmoni ekipin të përgjigjet më shpejt në çdo kanal. Nga support-i i përditshëm te asistenca në distancë, informacioni i klientit mbetet gjithmonë i lidhur.
Mbani financat dhe faturimin nën kontroll
Organizoni faturat, shpenzimet, pagesat dhe proceset financiare në mjete të lidhura me pjesën tjetër të biznesit. Reduktoni punën manuale dhe krijoni një rrjedhë më të qartë nga klienti dhe shitja deri te faturimi.
Menaxhoni ekipin nga onboarding te performanca
Centralizoni informacionin e stafit, rekrutimin, prezencën dhe proceset e brendshme të HR në një sistem të vetëm. Krijoni procese më të strukturuara për ekipin dhe reduktoni administrimin manual.
Organizoni projektet dhe proceset operative
Menaxhoni projektet, detyrat, porositë dhe inventarin duke lidhur operacionet me shitjet dhe pjesën tjetër të biznesit.Me Zoho mund të ndërtoni gjithashtu workflows dhe aplikacione të personalizuara për procese specifike.
Lidhni shitjet online me pjesën tjetër të biznesit
Menaxhoni website-in dhe shitjet online duke i lidhur me CRM, marketingun, support-in dhe proceset e tjera të kompanisë. Nga vizitori te porosia dhe klienti, informacioni qëndron i lidhur në të gjithë ciklin.
Më shumë rezultat me Zoho. Më pak punë manuale.
Më shumë shitje dhe të ardhura
Digitalb Solutions ju ndihmon të implementoni Zoho CRM, Zoho One dhe automatizime që rrisin efikasitetin, përmirësojnë proceset dhe krijojnë një bazë më të fortë për rritjen e biznesit.
Kurseni kohë dhe përpjekje
Me Zoho One dhe automatizim biznesi, reduktoni detyrat manuale, shmangni punën e dyfishtë dhe i lejoni ekipit të fokusohet te aktivitetet që sjellin vlerë reale.
Fokus te biznesi, jo te teknologjia
Si partner Zoho, ne merremi me implementimin, konfigurimin dhe integrimet teknike, ndërsa ju fokusoheni te klientët, operacionet dhe rritja e biznesit.
Rrituni më shpejt
Implementimi Zoho ju ndihmon të ndërtoni procese të skalueshme që mbështesin rritjen e ekipit, volumit të punës dhe kompleksitetit të biznesit pa krijuar kaos operacional.
Zgjidhje që përshtaten me biznesin tuaj
Nga CRM dhe automatizimi te integrimet dhe aplikacionet e personalizuara, ndërtojmë zgjidhje Zoho sipas proceseve, ekipit dhe objektivave tuaja.
Avantazh konkurrues
Me Zoho CRM, Zoho One dhe integrime të personalizuara, krijoni një sistem më të shpejtë, më të organizuar dhe më të zgjuar se mënyra tradicionale e punës, duke fituar avantazh real ndaj konkurrentëve.
Të gjitha aplikacionet tuaja. Një sistem me Zoho One.
Lidhni mjetet që përdorni çdo ditë me Zoho One dhe menaxhoni të dhënat, klientët dhe proceset nga një ekosistem i vetëm. Përmes integrimeve Zoho, API-ve dhe automatizimeve, informacioni kalon automatikisht nga një platformë te tjetra, pa punë të dyfishtë dhe pa të dhëna të shpërndara.
Nga analiza te një sistem Zoho që funksionon realisht
Çdo implementim fillon duke kuptuar proceset, ekipin dhe objektivat e biznesit. Më pas ndërtojmë, integrojmë dhe optimizojmë Zoho që sistemi të përshtatet me mënyrën tuaj të punës.
- Analiza e Proceseve Kuptojmë si punon biznesi juaj sot, cilat mjete përdorni dhe ku humbet kohë ose informacion. Identifikojmë proceset që mund të përmirësohen ose automatizohen me Zoho.
- Planifikimi i Zgjidhjes Përcaktojmë strukturën e duhur të Zoho CRM, Zoho One, moduleve, workflows dhe integrimeve. Çdo zgjidhje projektohet sipas nevojave reale të ekipit tuaj.
- Implementimi & Integrimi Konfigurojmë sistemin, ndërtojmë automatizimet dhe lidhim Zoho me platformat ekzistuese. Testojmë çdo proces përpara se sistemi të kalojë në përdorim.
- Trajnimi & Optimizimi Trajnojmë ekipin për përdorimin e sistemit dhe vazhdojmë me support e përmirësime. Ndërsa biznesi zhvillohet, Zoho përshtatet bashkë me të.
Më shumë kontroll. Më pak kompleksitet.
- Të dhëna në një vend Klientët, lead-et, aktivitetet dhe informacioni i biznesit centralizohen në Zoho, duke reduktuar Excel-et, dokumentet dhe sistemet e shpërndara.
- Ekip më i organizuar Role, akses dhe workflows të qarta ndihmojnë çdo anëtar të ekipit të dijë çfarë duhet të bëjë dhe kur duhet ta bëjë.
- Sisteme të lidhura Integrimet Zoho lidhin website-in, email-in dhe aplikacionet e tjera që përdorni, duke krijuar një rrjedhë të vazhdueshme të informacionit.
- Automatizim që shkallëzohet Proceset repetitive automatizohen me Zoho CRM, Zoho Flow dhe Zoho Creator, duke kursyer kohë dhe duke e bërë sistemin gati për rritjen e biznesit.

