Implementim Zoho, CRM & Automatizim Biznesi
Nga Zoho CRM dhe Zoho One te automatizimet, integrimet dhe aplikacionet e personalizuara, ndërtojmë sisteme që lidhin njerëzit, të dhënat dhe proceset në një platformë të vetme.
Nga një proces manual te një sistem Zoho i integruar
Implementimi i sistemeve të bazuara në platformën Zoho
Implementojmë dhe përshtatim ekosistemin Zoho sipas strukturës dhe proceseve të biznesit tuaj. Zoho One mundëson që shitjet, financat, projektet, marketingu, shërbimi ndaj klientit dhe operacionet të funksionojnë në një mjedis të integruar.
Ne përcaktojmë aplikacionet e nevojshme, konfigurojmë sistemin dhe lidhim proceset mes tyre, në mënyrë që informacioni të jetë i centralizuar dhe ekipi të punojë më me efikasitet.
CRM dhe menaxhimi i klientëve
Zoho CRM ju ndihmon të menaxhoni lead-et, kontaktet, klientët dhe procesin e shitjeve nga një platformë e vetme.
Ne përshtatim Zoho CRM sipas mënyrës se si funksionon ekipi juaj, duke strukturuar pipeline-in, automatizuar proceset e shitjes dhe lidhur kanalet e komunikimit. Raportet dhe të dhënat e centralizuara ju japin gjithashtu një pamje më të qartë mbi performancën dhe mundësitë e biznesit.
Financa dhe menaxhimi i burimeve
Organizoni proceset financiare dhe krijoni më shumë transparencë mbi faturimin, shpenzimet, pagesat dhe performancën e biznesit.
Përmes aplikacioneve të Zoho Finance, ne ju ndihmojmë të ndërtoni procese financiare më të strukturuara dhe të reduktoni punën manuale. Integrimi i financave me sistemet e tjera të biznesit krijon një rrjedhë më të qartë të informacionit dhe kontroll më të mirë mbi aktivitetin financiar.
Aplikacione të personalizuara me Zoho Creator
Jo çdo proces biznesi mund të menaxhohet me një zgjidhje standarde. Për nevoja më specifike, zhvillojmë aplikacione të personalizuara me Zoho Creator.
Aplikacionet ndërtohen rreth mënyrës se si funksionon kompania juaj dhe mund të përdoren për automatizimin e proceseve të brendshme, menaxhimin e projekteve, burimeve, të dhënave dhe raportimeve specifike.
Integrime me sisteme të jashtme me API
Zoho nuk duhet të funksionojë i izoluar nga platformat që biznesi juaj përdor tashmë.
Përmes integrimeve API lidhim Zoho me ERP, platforma pagesash, sisteme komunikimi dhe aplikacione të tjera të jashtme. Kjo mundëson që të dhënat të kalojnë mes sistemeve dhe redukton fragmentimin, punën e dyfishtë dhe proceset manuale.
Trajnime dhe mbështetje
Një sistem është efektiv vetëm kur ekipi di ta përdorë siç duhet.
Pas implementimit, trajnojmë përdoruesit dhe ofrojmë mbështetje teknike dhe funksionale për përdorimin e platformës Zoho. Sistemi mund të përmirësohet dhe përshtatet vazhdimisht ndërsa biznesi zhvillohet dhe krijohen nevoja të reja.
Nga nevojat e biznesit te implementimi i duhur Zoho
Çdo projekt fillon duke kuptuar mënyrën se si funksionon biznesi juaj. Nga analiza fillestare deri te support-i pas implementimit, ndërtojmë sistemin hap pas hapi sipas objektivave dhe proceseve tuaja.
- Analiza & Vlerësimi Diskutojmë proceset aktuale, sfidat dhe objektivat e biznesit për të identifikuar çfarë mund të përmirësohet dhe cilat janë prioritetet kryesore.
- Planifikimi i Projektit Përcaktojmë strukturën e zgjidhjes dhe aplikacionet Zoho që përshtaten më mirë me kërkesat dhe proceset e kompanisë.
- Implementimi & Përshtatja Konfigurojmë dhe personalizojmë sistemin, organizojmë migrimin e të dhënave dhe përgatisim ekipin për përdorimin e platformës.
- Suport & Zhvillim Pas implementimit, vazhdojmë me mbështetje, optimizim dhe zhvillim të sistemit sipas ndryshimeve dhe rritjes së biznesit.
Zoho dhe sistemet tuaja, të lidhura në një vend
Lidhim Zoho me platformat dhe aplikacionet që përdorni tashmë, në mënyrë që informacioni të mos mbetet i shpërndarë në sisteme të ndryshme.

